Ndonëse fletarrestimi ndaj drejtorit të Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, ishte lëshuar në vitin 2010, ai nuk ka figuruar si person i kërkuar në asnjë listë të Serbisë.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë në lidhje me arrestimin e drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.
Edhe pse ishte planifikuar që para këtij Komisioni të raportojë drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, duke bërë kështu që në vend të tij të raportojë zëvendësi i tij, Naim Rexha.
Ai gjatë raportimit para këtij Komisioni i ka treguar arsyet e lëvizjes së Thaçit në drejtim të shtetit serb.