Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka treguar se Nehat Thaqi do të vazhdoj punën e si nënkolonel në Policinë e Kosovës, transmeton Ekonomia Online.
Në njoftim thuhet se arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb.