Dy shtetase të Venezuelës kanë raportuar në polici, se persona të panjohur, njëri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër të tjerë me thika u kanë grabitur një shumë të parave në Prishtinë.
Policia ka nisur hetimet mbi rastin.
“Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.