Policia e Kosovës njofton se një person i dyshuar ia grabitë 500 euro punonjëses në një Farmaci në qytetin e Prizrenit, në rrugën “Jusuf Gërvalla”.
“Ankuesja femër K/Shqiptare derisa ishte duke punuar në një farmaci aty ka hyrë një i dyshuar i maskuar dhe duke kanosur viktimën me armë ka grabitur 400-500 € nga arka dhe më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.