Nën masa të rrepta sigurie, gjashtë të akuzuarit për vrasjen e policit Muhamed Lika janë larguar nga Gjykata e Ferizajt, raporton Ekonomia Online.
Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale vrasje e rëndë.



