Dje në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij derisa ishte nën ndikim të alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht me grusht në fytyrë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje theksohet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.