Nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm, ndalni këto tri shprehi toksike

Prishtinë | 30 Maj 2023 | 23:30 | Nga Ekonomia Online

A po ju duket jeta paksa e vështirë? Tërë kohën të shpërqendruar, tërë kohën shtohen faturat që duhet t’i paguani, vazhdimisht duhet të merrni vendime të ndryshme dhe tërë kohën ndiheni sikurse nuk jeni duke shënuar progres.

Kjo, ta quajmë betejë, është e vërtetë dhe pas disa viteve mund të filloni të mendoni se përse synimet dhe qëllimet që i keni pasur nuk janë realizuar.

Dështimi jonë për të shënuar progres shpeshherë është për shkak se kemi nevojë të bëhemi dikush i ri në mënyrë që të arrijmë diçka që nuk e kemi arritur më parë.

Nëse jeni në këtë situatë, atëherë mund të jetë koha të ndryshoni atë se kush jeni nëse dëshironi të keni sukses.

Çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni?

Më poshtë i keni tri gjërat të cilat duhet t’i ndalni menjëherë nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm.

1: Rrobat nuk e bëjnë njeriun: Nuk keni nevojë për shumë rroba

Ne e kuptojmë fuqinë e asaj se çfarë veshim dhe ndikimin që përshtypja e parë e ka, por a nuk kemi momentalisht shumë opsione?

Me siguri nuk e dini se sa shumë rroba i keni dhe çdo vit e rritni gardërobën tuaj.

Problemi është se në jetët tona të shpejta e me zgjedhje të shumta, është shumë e lehtë të vuajmë nga “lodhja e marrjes së vendimeve”.

Nevojitet energji për të marrë vendime dhe ne duhet ta ndalojmë këtë duke ndërtuar shprehi siç është ajo se në cilën rrugë shkojmë në punë, çfarë hamë në mëngjes dhe çfarë rroba veshim.

Me siguri se veçse e keni një stil që ju përshtatet dhe një apo dy kombinime që ju bëjnë të keni vetëbesim e të ndiheni joshës. Prandaj, pse të mos e bëni këtë çdo dy ditë?

Nëse e bëni këtë, nuk do të jeni të vetmit. Edhe Barack Obama, Steve Jobs, Mark Zucerkerberg, etj. kanë opsione të vogla në gardërobë.

Siç ka thënë edhe ish- presidenti i Amerikës, Barack Obama: “Nuk dua të marr vendime se çfarë ha apo çfarë veshi sepse kam shumë vendime tjera që duhet t’i marr”.

2: Mos pini alkool

Alkooli mund të duket si mënyrë e mirë për t’u relaksuar e për t’u shoqëruar. Mund t’jua qetësojë nervat, mund t’ju bëjë të ndiheni më kreativ dhe ta largoni stresin.

Fatkeqësisht, në anën tjetër mund të del nga kontrolli, mund t’ju shkaktojë të pendoheni, jua harxhon kohën dhe paratë.

Alkooli ka ndikim. Nëse nuk jeni të lumtur apo keni vështirësi t’i realizoni ëndrrat, atëherë koha është të hiqni dorë nga alkooli dhe të shihni se çfarë ndodh.

Justin Kan, personi që ia ka shitur “Twich” kompanisë “Amazon” për 1 miliard dollarë, ka deklaruar se kishte hequr dorë nga alkooli sepse kishte qenë duke e parandaluar atë të ishte në kontakt të plotë me emocionet dhe përvojën e jetës.

Edhe emra tjerë të mëdhenj, si Warren Buffet, Tyra Banks dhe Jennifer Lopez e shmangin alkoolin.

Ndonëse është gjë e vështirë në fillim, përfitimet e lënies së alkoolit janë afatgjate.

Madje, edhe në periudhë afatshkurtër ju do të filloni të flini më mirë, të keni më shumë energji, përqendrim më të lartë, më shumë para, etj.

3: Jeta nuk është telenovelë, ndalni dramat

Si qenie njerëzore, ne kemi dëshirë të tregojmë histori. Ne mund të jemi shumë produktiv derisa e dëgjojmë një koleg duke e treguar një histori. Mund të jetë diçka aspak domethënëse dhe mund të mos ketë të bëjë me jetët apo punët tona, por ne e ndjejmë nevojën ta dimë se çfarë po ndodh.

Dramat janë shpërqendrim dhe duhet t’i largojmë dramat nga jetët tona për t’u përqendruar në një ambient të lirë e të qetë që i jep prioritet komunikimit efikas dhe realitetit të rrethanave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme