Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën, në orët e pasdites, në Pejë. Në Emergjencën e Spitalit të këtij qyteti u dërgua pa shenja jete një foshnje 9-muajshe.
Sipas informatave të para nga ekipi mjekësor, fëmija dyshohet se ka vdekur si pasojë e helmimit.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se fëmijën e dërgoi në këtë qendër nëna, e cila ka deklaruar se është nga Ferizaj, por që është duke punuar që dy muaj në fshatin Bogë dhe nga atje e kishte transferuar foshnjën në spital.
Policia është njoftuar nga spitali lidhur me rastin, ndërkohë që një patrullë ka dalë në vendin e ngjarjes, për të marrë një deklaratë nga nëna.
Për t’i zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për ta gjetur shkaktarin prej të cilit vdiq fëmija, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi të dërgohet në IML për obduksion.