Nëna e Rita Orës kur ishte në moshë të saj

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 18:17 | Nga

Nëna e këngëtares shqiptare me famë të madhe nëpër botë, Rita Orës, sot feston ditëlindjen.

Vera, ishte dhe vazhdon akoma të jetë inspirimi i saj dhe këtë ia ka ri-përsëritur edhe vetë Rita në urimin e ditëlindjes nëpërmjet publikimit të një fotografie bashkë me të, shkruan lajmi.net

Në foton e publikuar Vera Ora duket me shumë stil dhe kjo dëshmon se Rita me të vërtetë i ka ngjarë shumë asaj.

‘’Gruaja që më bëri ajo çfarë jam sot! Nëna! Urime ditëlindjen dhe faleminderit që je mikja ime e ngushtë dhe inspirimi im’’, ka shkruar Rita përkrah fotografisë.

https://www.instagram.com/p/BeCINEWnmeb/?hl=en&taken-by=ritaora

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme