Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro duke promovuar librin biografik “Mother Courage”, ka dhënë një deklaratë shokuese për mediat ndërkombëtare.
Ajo në librin autobiografik ka ndarë me lexuesit përvojën jetësore si dhe ka zbuluar për herë të parë se ishte pranë abortimit të yllit portugez.
“Gjëja më e bukur që kemi janë fëmijët tanë.” Me këto fjalë, nëna e yllit të futbollit filloi të promovonte librin në Sao Paolo.
https://instagram.com/p/BdYndQ8lKcd/?utm_source=ig_embed
Dolores e la babanë kur ishte gjashtëvjeçare. Ajo u rrit në një jetimore dhe më pas jetoi në një shtëpi në kushte të vështira për një fëmijë. Ajo u martua me Jose Dinis Alvarez, ku së bashku u bën prindër të dy fëmijëve para se të shkonte në luftë.
Kur u kthye nga lufta, ai ishte një person tjetër, pretendon ajo. Ai filloi të pijë tejet shumë alkool dhe kjo e shtyri që të mendonte për ndërprerjen e shtatzënisë.
“Unë tashmë kisha dy fëmijë, kështu që desha ta ndërprisja, por nuk munda. Jam mirënjohëse që erdhi në jetë Cristiano. Ai ishte ylli që më kishte mbuluar jetën time”, tha Aveiro.
https://instagram.com/p/BjEmKmplUHb/?utm_source=ig_embed
Dolores shton se fëmijët janë gjëja më e bukur që kemi në jetë dhe i këshilloi të gjitha gratë të mos abortojnë, por të vazhdojnë të luftojnë.
“Unë jam shumë e vetëdijshëm se jam nëna e Cristiano Ronaldos, por nuk e veçoj nga fëmijët e mi të tjerë. Ky ndryshim e bën botën, por ai është i njëjtë për mua si të tjerët”, thotë Alveiro.
Ajo gjithashtu deklaroi se kurrë nuk mund të kishte imagjinuar se do të arrinte deri në majat e futbollit Ronaldo, por që ka besuar në talentin pasi që portugezi rrethohej si fëmijë vetëm me futbollin.
Ndryshe, portugezi 33-vjeçar është baba i katër fëmijëve ndërsa është pranë martesës me modelen Georgina Rodriguezin.