Nëna e shtatëvjeçarit nga Kosova nuk e dinte se djali i ishte vrarë me thikë

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Nëna e shtatëvjeçarit kosovar, i vrarë në Zvicër, nuk ishte në dijeni se atë e mbyti një 75 vjeçare.

Policia e Bazelit i kishte thënë asaj se ai kishte pësuar një aksident trafiku, njofton Klan Kosova.

”Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.

”Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të ëmës së djalit”.

”Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe”, ka thënë ai në kushte anonimiteti.

Siç merr vesh albinfo.ch, nëna e shtatëvjeçarit të vrarë në Bazel, ka qenë në shtëpi duke pritur atë për drekë, ndërsa babai ishte në punë.

(FOTOGRAFI E VENDIT KU SHTATËVJEÇARI U GJET I THERRUR  ME THIKË NGA 75 VJEÇARJA)

”Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.

Nëna e vogëlushit të vrarë I.M, ka shtatë vjet që jeton në Zvicër, kurse babai i vogëlushit është rritur në Basel.

Shtatëvjeçari tashmë i ndjerë kishte mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.

”Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”.

”Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme