Nëna e Vukashinoviq takon EULEX-in për rastin e djalit të plagosur dhe të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Nëna e qytetarit të plagosur e më pas të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe, Millan Vukashinoviq, është takuar me përfaqësues të misionit të EULEX-it në Kosovës. Kështu shkruan Tëvë1, derisa publikon edhe fotografi.

Sipas një komunikate të Policia e Kosovës që u lëshua me 3 nëntor, më datë 1 nëntor 2025 u mor informacion se një person me inicialet M.V., shtetas i Republikës së Kosovës me kombësi serbe, dyshohet se është plagosur dhe më pas i është bërë rrëmbim brenda territorit të Kosovës, nga forca të personave të maskuar që sipas dëshmive kishin hyrë nga territori i Serbisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e ashtuquajtur “pikë zero” (-0-) pranë Leposaviqit, në pjesën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas dëshmive, personi ishte i plagosur  ka pasur të shtëna, foto të makinës së shkatërruar dhe më pas u dërgua drejt veriut të Serbisë, në drejtim të qytetit të Nishit, për trajtim mjekësor.

Presidentja Vjosa Osmani e cilësoi rastin si “provokim të rëndë nga institucionet e Serbisë ndaj një qytetari të Republikës së Kosovës” dhe si kërcënim për paqen dhe stabilitetin në vend.

Të ngjashme