Nëna njofton policinë për vdekjen e vajzës në Skenderaj, nisin hetimet

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Skenderaj ka njoftuar policinë se i ka vdekur vajza e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjekut.

Sipas raportit, viktimës i është keqësuar gjendja dhe më pas ajo është dërguar për trajtim ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e saj.

“Një femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e cila ka qenë në terapi të caktuar nga mjeku, i është keqësuar gjendja. Nga ekipi mjekësor i emergjencës viktima është dërguar per trajtim, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet më tej në raportin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme