Nëna poston foton e fëmijës pas abortit dhe shkruan një mesazh prekës

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 12:44 | Nga

Një nënë ka tronditur rrjetin pasi ka postuar foton e fëmijës së humbur nga një abort spontan.
Texana Tiffany Burns, nënë e dy fëmijëve, ishte në javën e 11-të të shtatzënisë, kur humbi fëmijën.

Ajo vendosi ta postonte foton në rrjetet sociale për të treguar se fetusi në një moshë të tillë nuk është thjesht një grusht qelizash.

“Kjo është dora ime, në të cilën ndodhet fëmija im i ëmbël, Ezekiel. E kam lindur më 20 janar 2016. Zemra e tij ndalu në dy ditë pasi kishte kaluar javën e 11-të.

Zemra e tij rrihte. Kishte një tingull të ëmbël.Kishte jetë. Nuk ishte thjesht një grumbull qelizash. Ishte i formuar. Shikojeni me detaje. Gishtat e duarve dhe të këmbëve. Unë jam me fat që jam nëna e tij”, shkruan gruaja.

Fotoja është shpërndarë me mijëra herë, sidomos nga ata që e kundërshtojnë abortin.

beb1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme