Cassidy Trevan, vajza 13-vjeçare nga Australia po shkonte në shtëpi teksa u papritur u sulmua nga dy adoleshentë, duke e marrë me forcë atë dhe çuar në shtëpinë e saj e më pas duke e dhunuar seksualisht.
Adoleshentja dy vite më vonë ka vrarë edhe veten duke mos arritur të jetojë me këtë që i ka ndodhur, dhe duke mos duruar presionin që i kanë bërë në shkollat që është dashur t’i ndërroj patjetër, pasi tërë kohën e kanë sulmuar rreth kësaj që i ka ndodhur, transmeton gazetametro.net
Letra e publikuar së fundi nga nëna e saj është gjetur në kompjuterin personal të Cassidy Trevan, dhe pikërisht nëna e saj ka nisur një fushatë në facebook për t’i përkrahur këto raste:
Kjo është letra e plotë që ka shkruar ajo për opinion publik:
“Isha nxënëse në shkollë dhe më përdhunuan disa nxënës të tjerë. E di që kjo mund të duket si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen tuaj, por ju betohem se nuk ka të bëjë fare me këtë.
Kam shumë arsye për të shkruar këtë letër dhe do ta shpjegoj. Qëllimi im është të paralajmëroj njerëz të tjerë (nxënëse kryesisht, por edhe prindër) për atë që ndodhi, sepse jam e shqetësuar se mund t’u ndodhë edhe fëmijëve të tjerë siç më ndodhi mua.
Ju keni fuqinë për ta ndaluar këtë të ndodhë. Kujtoni se ata që ma bënë mua këtë ishin nxënës shkolle. Është e vështirë për t’u besuar, por është kështu. Nuk po e bëj këtë për hakmarrje ndaj atyre që ma bënë këtë, atyre që më tallin për atë që ndodhi. Por po e bëj sepse janë mbi 1500 nxënës të moshës 7-12 vjeç që shkojnë në shkollë dhe duhen paralajmëruar.
E ndiej detyrë për t’ju paralajmëruar mbi atë që më ndodhi mua, por edhe për veten. Është e çuditshme se si shumë njerëz dhe nxënës qarkullojnë ende histori të miat edhe sot e kësaj dite. Ende marr mesazhe në Facebook që më quajnë mua kurvë. Kam ndërruar shkolla, shtëpi, por sërish më gjejnë dhe më tallin. Nuk i ndaloj dot njerëzit nga shpërndarja e thashethemeve.
Emri im është Cassidy Trevan dhe më kanë përdhunuar. Nëse dikush do të tentojë ta bëjë këtë me ju, luftoni deri në vdekje! Luftoni! Nëse nuk e bëni, do të pendoheni për pjesën tjetër të jetës suaj, siç bëj unë. Mund ta bëni. Tregohuni të kujdesshme, të paralajmëruara! Të sigurta!” ka shkruar Cassidy Trevan