Nenad Rashiq: Nuk pritet zgjidhje e bllokadës politike, vendimin e ka Kushtetuesja

Prishtinë | 23 Kor 2025 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Nenad Rashiq ka deklaruar se nuk pritet ndonjë zhvillim i ri sa i përket bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se situata mbetet e njëjtë dhe se nuk pret ndonjë zgjidhje të afërt, raporton Ekonomia Online.

“Sa e di unë, s’presim asgjë spektakolare,” u shpreh Rashiq, duke shtuar se tash për tash, pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse do të aprovojë masën pezulluese të afatit 30-ditor.

Të ngjashme