Nënkryetari i Drenasit takon kryetarët e fshatrave për mobilizim të aktivitetit “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 15:56 | Nga

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Gani Sylaj, së bashku me Drejtoreshën e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, të enjten kanë pritur në takim kryetarët e fshatrave të Komunës së Drenasit, me të cilët kanë bashkëbiseduar për angazhimin e tyre dhe qytetarëve tjerë ne aksionin për pastrimin e ambientit me moton “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kryetaret e fshatrave e kanë mirëpritur këtë aktivitet dhe janë zotuar se do të jenë pjesë e kësaj nisme për të kontribuar ne ruajtjen dhe pastrimin e ambientit ne territorin e Komunës së Drenasit.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” do të mbahet me datën 15 shtator 2018 ( e shtunë) dhe fillon nga ora 10:00, ndërsa këtij aktiviteti do t’i bashkëngjitën; zyrtarët komunalë, KFOR—LMT K9 në Drenas, Stacioni Policor në Drenas, Kryqi i Kuq, shërbimi i zjarrfikësve, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nxënësit e shkollave, Klubet e Gjelbërta në Drenas, Green Art Center-Prishtinë, CEAD dhe OJQ të tjera, bashkësitë lokale, kryetar të vendbanimeve qytetarë dhe të gjitha institucionet lokale.

Aktiviteti do të fillojë në qendër të qytetit, në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe do të shtrihet ne të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit, ku do të angazhohet kompania publike KRM “Pastrimi” me makineri për bartjen e mbeturinave të grumbulluara nga vullnetarët pjesëmarrës ne këtë aktivitet.

Ndaj, Komuna e Drenasit edhe një herë përmes kësaj shkrese, fton të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjitën këtij aksioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme