Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Gani Sylajn

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me Medalje Presidenciale veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylajn.

Sylaj ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që nga vitet e 70-ta, është shprehur Thaçi.

“Sot e dekorova me Medalje Presidenciale veprimtarin dhe atdhetarin e shquar të Lëvizjes Kombëtare, Gani Sylajn. Ganiu ka dhënë kontribut të pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e shtatëdhjeta të shekullit që shkoi, si mësimdhënës, drejtues i organizatave patriotike, i burgosur politik dhe zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në veri, gjithmonë me idealin e qartë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e shqiptarëve. Edhe sot ai punon me tërë energjitë për forcimin e institucioneve të Kosovës së lirë dhe demokratike”, ka bërë të ditur presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin social.

Të ngjashme