Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, njëherësh kryetar i komunës së Istogut, ka folur për Ekonomia Online në lidhje me përleshjen fizike që ka ndodhur gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë.
Rugova për Ekonomia Online e quajti “bërllok” rrahjen ndërmjet delegatëve.
“Nëse ata e kanë bë bërllok atje pikërisht edhe këto fjalë të bërlloku nuk bën me i fol. I keni pa qëndrimet që i kanë marr aty kryesia e LDK-së, ato janë për ato zgjedhje, janë pezulluar definitivisht dhe do të vazhdojmë me klimë më të volitshme më të mirë, tjetër gjë nuk ka ndodhur. Tash ato janë diskutime të brendshme të cilat.. qëndrimi zyrtar i LDK- së është ky nuk tolerojnë këto.. janë anuluar zgjedhjet, aty e ka anuluar dega e Mitrovicës në përkrahje edhe të kryesisë së LDK-së”, tha ai për Ekonomia Online.
E kur u pyet nga Ekonomia Online nëse ka qenë i pranishëm në atë tubim Avdullh Hoti, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, tha se Hoti ishte aty kur ndodhi përleshja ndërmjet delegatëve.
“Ishte zotri Hoti aty, në një pikë në një nëndegë ku ka ndodhur ai eksesi dhe ai ekses do të kalohet gjithsesi”, tha Rugova.
Përleshja gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.