Nënkryetari i Listës Serbe dhe ish-kryetari i Leposaviqit kërkojnë të hyjnë në komunë, nuk lejohen nga KFOR-i

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Situatë e qetë paraqitet në Leposaviq. Në mesin e protestuesve serbë ishin edhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

Ata kërkuan që të hyjnë në objektin e komunës, por nuk u lejuan nga KFOR-i amerikan.

Një numër i protestuesve janë mbledhur afër objeteve komunale në tri komuna, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Synimi i tyre është që të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në veri.

Të ngjashme