Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar mbledhja të jashtëzakonshme ditën e nesërme në orën 14:00.
Kjo mbledhje vjen pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me reciprocitet.
Nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu ka konfirmon mbajtjen e mbledhjes dhe ka theksuar se do të bëjnë gjithçka në interes të mbajtjes së taksës.
“Krejt ç’ka mund të them është se takimi do të mbahet nesër dhe gjatë takimit do të merremi vesh për hapat e mëtutjeshëm. Krejt çka është në interes të mbajtjes së taksës ne do ta aplikojmë” tha shkurt Haxhiu shkruan Gazeta Blic.
Taksa 21 nëntor të vitit 2018 qeveria Haradinaj aplikoi taksën 100 % për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.
Vendosja e taksës solli edhe ndërprerjen e bisedime në dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërkombëtarët vazhdimisht kanë bërë thirrje për heqjen e taksës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.