Nënkryetarja e angazhuar së fundi në LDK, Shqipe Mjekiqi ka folur për zgjedhjet e lokale dhe reformat e partisë më të vjetër në vend.
Sipas Mjekiqit, pushteti nuk është qëllim i LDK-së, por t’ia kthejë partisë atë “namin” e dikurshëm.
“Do të angazhohemi maksimalisht për zgjedhjet lokale, pra do të mundohemi t’i gjejmë kandidatët më të mirë, porse duhet thënë diçka, synimi i LDK-së nuk është pushteti, por rikthimi i namit të dikurshëm, pra ai qëndrimi karshi popullit”, tha ndër të tjera Mjekiqi.
Kujtojmë se LDK ka dalë e treta në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shënuar rezultatin më të keq prej themelimit.