Nënkryetarja e VV-së në Vushtrri: Nuk ka disponim për ta përkrahur Xhafer Tahirin në balotazh

Prishtinë | 20 Tet 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri nuk do ta përkrah kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës, Xhafer Tahiri, i cili në zgjedhjet e 17 tetorit doli kandidati i dytë në këtë komunë.

Aktualisht në rrethin e dytë që mbahet më 14 nëntor në garë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferit Idrizi dhe kryetari aktual i komunës nga LDK Xhafer Tahiri. Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka dalë e treta.

Gresa Muli, nënkryetare e parë e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, ka thënë për Gazeta Blic se tashmë ka një qëndrim dhe disponim në këtë subjekt politikë se kandidati i LDK-së Tahiri nuk do ta ketë përkrahjen e VV-së në raundin e dytë.

“Në opsion as tash e as në të ardhmen nuk është kandidati i LDK-së. Sot ose nesër do të kemi një mbledhje në Vushtrri për të diskutuar disa tema. Te shohim dhe analizojmë rezultatin e VV-së në Vushtrri por edhe këtë se VV nuk do ta përkrah Tahirin në Vushtrri”, ka thënë nënkryetarja e parë e degës së VV në Vushtrri Gresa Muli.

Bazuar në këtë që zyrtarë të VV-së e thonë atëherë i bien që ky subjekt politikë mund ta pëkrah kandidatin e PDK-së Ferit Idrizi por që nuk përjashtohet as edhe një koalcion qeverisë ndërmjet PDK dhe VV-së.

Në mandatin e kaluar Vushtrria është qeverisur nga dy parti LDK dhe VV, por që para më shumë se tetë muaj ky koalicion ishte prishur duke bërë që VV të lë të gjitha pozitat që ka pasur në komunën e Vushtrrisë.

Lëvizja Vetëvendosje për prishjen e këtij koalicioni kishte akuzuar, Xhafer Tahirin.Kjo edhe mund të jetë arsyeja se pse Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri nuk do ta përkrah Xhafer Tahirin më 14 nëntor, meqë ndihen të “tradhtuar”.

Më 17 tetor qytetarë te Vushtrisë kishin votuar kështu:Ferid Idiri PDK 34.89 për qind ose 10 mijë e 507Xhafer Tahiri LDK 33.77 për qind ose 9 mijë e 735 votaArsim Rexhepi VV 26 për qind ose 7 mijë e 5 04 vota.

Të ngjashme