Në Neonatologji kanë arritur inkubatorë të rinj, sipas kërkesës së klinikës, e bazuar në nevojën për aparaturë shtesë, në mënyrë që të ofrohen shërbime të mjaftushme dhe më cilësore për fëmijët e lindur para kohe.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë 13 sosh, njëri prej tyre inkubator transportues dhe 5 infratavolina.
Furnizimi i Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve të përgjithshme me aparaturë të re, është parë si nevojë e domosdoshme nga menaxhmenti i SHSKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.