Policia e Kosovës dhe Shqipërisë me kontrolle të përbashkëta në kufi

Prishtinë | 07 Kor 2016 | 16:26 | Nga

Në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm, atij të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe të Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, u nënshkruan procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në pikëkalimin kufitar Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.

Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtëzojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit, duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën kosovare në pikëkalimin kufitar në Morinë dhe për palën shqiptare në Vërmicë.

Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje dy kontrolle. Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar.

45656234-a99f-4fcb-8fa7-f8765ac1d5f6 fd078429-95ae-4d06-8a8b-c1d435750ff3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme