Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla pas takimit me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës, me ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, kanë nënshkruar tri marrëveshje bashkëpunimi, raporton Ekonomia Online
Ministrja kosovare për Punë të Jashtme dhe Diasporë tha se janë të përkushtuar për të avancuar në procesin e liberalizimit të vizave.
“Jam e nderuar që Prishtina është nikoqire simbolike por shumë domethënës dhe Kosova dhe Shqipëria, në kuadër të orientimit tonë euroatlantik jem angazhuar që të përkujdesemi për bashkëkombasit tanë që janë jashtë kufijve tanë dhe komunitetin shqiptar duhet të gëzojë të drejta të barabarta”.
“Me ministrin Cakaj kemi diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovës, dhe orientimi ynë euroatlantik është historik dhe jemi të përkushtuar për të avancuar në këtë drejtim që nënkupton liberalizimi i vizave për Kosovën. Rreth dialogut me Serbinë ndajmë të njëjtën bindje dhe është koha për marrëveshje finale dhe duke u bazuar në tri parimet”, tha ajo.
“Gërmimet në Kizhevak janë duke vazhduar , në prani të palës kosovare dhe dua të shpreh dhimbjen time që ta kalojnë këtë dhimbje të dyfishtë. Ne kemi nënshkruar dy marrëveshje biletariale, si vazhdimësi të përpjekjeve ne sot kemi nënshkruar për ngritjen e fondit punues dhe mbështetës për shqiptarët e Malit të Zi”, shtoi ajo tutje.
Në Prishtinë, sot u nënshkruar edhe pakti për Medvegjën për veprim të përbashkët për banorët e kësaj zone.
Haradinaj-Stublla i ka bërë thirrje Serbisë që të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Washington këtë vit.
Ministri në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme Gent Cakaj ka ftuar ministren Haradinaj-Stublla për një visitë të shpejtë në Tiranë.
“Kosova dhe Shqipëria duhet të ketë një politikë të jashtme të harmonizuar dhe viteve të fundit kemi pasur një koordinim serioz duke filluar nga ngritja e këshillit për politik të jashtme ndërministror dhe këto veprime tregojnë se Kosova dhe Shqipëria janë duke marr përgjegjësi të shtuara edhe takimi sotëm ka domethënie të veçantë që sot janë nënshkruar tre marrëveshje. Marrëveshja për përfaqësimin konsullor të Republikës së Shqipërisë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strugë dhe Marrëveshja për ngritjen e grupi punues për krijimin e fondit të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi”, tha Cakaj.
Ndërsa, sa i përket përfshirjes së shqiptarëve të Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, Haradinaj-Stublla tha se kjo i takon kryeministrit të vendosë.
“Kosova është e përkushtuar qe të avancojë drejt përfundimit të procesit të dialogut, por duhet të ketë qasje simetrike, ne kemi parë një nguti ndaj kritikave të Kosovës por nuk i kemi parë ato për Serbinë sidomos kur shkelen parimet. Të gjitha këto tema duhet të trajtohen. Kjo kompetencë i takon kryeministrit dhe duhet të trajtohet nga ai”, tha ajo.