Nënshkruhet granti për fuqizimin e kontrollit të tuberkulozit

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë u nënshkrua Granti i ri 2019-2021 “Fuqizimi i kontrollit të Tuberkulozit në Kosovë”  në mes  Fondit Global për AIDS, TB dhe Malarie, Fondit për Zhvillim Komunitar në Kosovë si marrës kryesor  dhe Mekanizmit Koordinues për Programet TB dhe HIV në Ministri të Shëndetësisë.

Granti arrin vlerën  1.527. 522. 00  EUR dhe do të jetë mbështetje në shumë fusha që prekin kontrollin  e TB në Kosovë, e sidomos në kujdes dhe në parandalim të përhapjes, në detektimin e hershëm të rasteve me TB, përforcimi i diagnostikimit me metoda të avancuara, duke çuar kështu në uljen e rasteve me TB në nivel evropian.

Granti u nënshkrua nga Ali Berisha, kryesues i MKK-së dhe njëherësh Zëvendësministër i Shëndetësisë, znj. Nermin Mahmuti, Drejtoreshë Ekzekutive e CDF dhe Dr. Shaip Krasniqi përfaqësues i organizatave të shoqërisë civile në MKK si dhe përfaqësuesve nga Fondi Global për AIDS, TB dhe Malarie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme