Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin
“Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.
Kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është
1,821,792.19 €.
Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e
punimeve është 350 ditë pune.