Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkë-financimin e projektit “Asfaltimi i rrugës lokale në fshatin Godanc”.
Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale për komunat e Kosovës.