Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së në Istog

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugovën, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimin e QKMF-së në këtë qytet.

Ai tha se Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i saj, financon projektin me 2 500 000 euro.

“Qytetarë të nderuar të komunës së Istogut, me kryetarin z. Haki Rugova, po nënshkruajmë sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për financimin e projektit për ndërtimimin e QKMF-së në qytetin tuaj”.

“Qytetarët e komunës së Istogut meritojnë gjithë kujdesin e institucioneve shëndetësore për kualitet të shërbimeve, me personel dhe ambiente cilësore. Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i saj, financon projektin me 2,500,000 euro”.

“Qeverisja jonë, përkushtimi për qytetarët dhe shtetin, nuk është fjalë apo parullë e fushatave, është punë e detyrim yni ditor, angazhim yni i qëndrueshëm, i dëshmuar dhe vlerësuar, si dje, si sot, si nesër!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

May be an image of 1 person and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme