Nënshkruhet marrëveshje partneriteti për Vlerat Olimpike

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 14:15 | Nga

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, ArbërieNagavci, së bashku me kryetarin e “Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës” Besim Hasani si dhe me Drejtuesen e misionit të OJQ-së “PLAY international” Ana Larderet, nënshkruan marrëveshje parnteriteti për projektin “Vlerat e Olimpizmit”.

Projekti “Vlerat e Olimpizmit” synon ngritjen e vetëdijesimit rreth vlerave olimpike dhe të drejtat e fëmijëve përmes aktiviteteve sportive – edukuese. Projekti është i mbishkruar në kornizë të aplikimit nga Parisi për drejtimin e Lojërave Olimpike dhe Para-Olimpike 2024 dhe fillimisht do të implementohet në tetë shkolla fillore të Komunës së Prishtinës me nxënësit e moshës nëntë vjeçare pra me nxënësit e kalsëve të treta të Komunës së Prishtinës

Organizata+”PLAY International” do të organizojë dhe implementojë trajnime për vullnetarët dhe mësimdhënësit të cilët do të zhvillojnë aktivitete praktike në shkolla përkatëse. Përmes këtij projekti synohet që nxënësit e Komunës së Prishtinës të integrohen në shoqëri përmes lojërave dhe aktiviteteve sportive, me qëllim të zhvillimit të diturisë dhe aftësive jetësore.

Të ngjashme