Nënshkruhet rregullorja për të drejtën e pronësisë në pronat e paluajtshme

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Rregulloren për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, nga e cila bashkëkombësit dhe shtetasit e huaj fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme.

“Bashkëkombësit si dhe shtetasit e huaj do të mund të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme në Republikën e Kosovës. Nga sot, me nënshkrimin e Rregullores për Procedurën e Përcaktimit dhe Verifikimit të Reciprocitetit, bashkëkombësit tanë të cilët duan të fitojnë të drejtën e pronësisë mbi pronat e paluajtshme, por edhe investitorët e huaj e subjektet tjera, do të mund ta realizojnë këtë të drejtë pranë autoritetit kompetent sipas rregullave të përcaktuara me këtë akt nënligjor”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Sipas saj,  e drejta për posedim të pronës tani po rregullohet në mënyrë që të mos privohen bashkatdhetarët dhe në anën tjetër të krijohen kushte më të përshtatshme për investitorët nga jashtë.

Të ngjashme