Nëntë të arrestuar për sulmin në Nairobi të Kenias

| 17 Jan 2019 | 13:43 | Nga

Nëntë persona janë arrestuar në Kenia pas sulmit në një kompleks hotelesh luksoze në kryeqytetin Nairobi, ku mbetën të vdekur 21 persona.

Pesë militantët që sulmuan hotelin dhe kompleksin e biznesit “DusitD2” janë vrarë, ndërsa të dyshuarit që i ndihmuan ata janë nëkërkim.

Grupi islamik me bazë në Somali al-Shabab ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mediat keniane raportojnë se gruaja e njëriit prej sulmuesve të dyshuar është arrestuar në qarkun Kiambu, në veri të Nairobit.

Policia ka bërë të ditur se e kishin identifikuar Ali Salim Gichunge, i njohur edhe si Farouk, përmes makinës së përdorur në sulm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme