Shpërthim dhe sulm me armë zjarri në Nairobi të Kenias

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Një kompleks hotelesh është nën sulm në kryeqytetin e Kenias, Nairobi.

Të paktën dy shpërthime të pasuara nga të shtëna të vazhdueshme janë dëgjuar në kompleksin në distriktin Westland të kryeqytetit.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë parë katër burra të armatosur të kenë hyrë në kompleks. Automjetet në parkun e makinave janë kapluar nga zjarri.

Njerëzit po evakuohen, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po përpiqet të shpëtojë ata që janë bllokuar brenda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme