Nëntë të vdekur nga cikloni Kenneth në juglindje të Afrikës

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Së paku gjashtë persona kanë vdekur që nga fillimi i ciklonit Kenneth. Kjo po vlerësohet si stuhia më e fuqishme që e ka goditur pjesën jugore të Afrikës prej kohës kur ka filluar regjistrimi i fatkeqësive natyrore.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Çështjeve Ndërkombëtare, pesë viktima u raportuan në Mozambik dhe katër të tjera në Ishujt e Komoreve.

Ky ciklon është stuhia e dytë me e fuqishme që e goditi pjesën juglindore të Afrikës brenda pesë javësh. Pavarësisht fuqisë së tij, cikloni Kenneth është duke lëvizur ngadalë, duke bërë që ekspertët të paralajmërojnë reshje tjera të shiut në vendin që ende po mundohet të rimëkëmbet nga pasojat e ciklonit Idai.

Kjo stuhi shkaktoi 750 viktima në disa shtete të pjesës juglindore të Afrikës. Mijëra banorë janë detyruar të vendosen në kampe, ndërsa besohet se vlera e dëmeve materiale është rreth një miliard dollarë.

“Shiu është ndalur, të paktën tash për tash. Ende ka ujë mbi tokë, por rrugët kryesore të qyteteve tashmë janë të kalueshme”, tha Innocent Mushunje, një nga banorët e zonave të prekura nga stuhia.

Meteorologët kanë parashikuar që në pjesën veriore të vendit të ketë reshje shiu deri në 50 centimetra, të cilat pritet ta përkeqësojnë gjendjen e vërshimeve, shkruan “CNN”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme