Një furgon u përplas mbi këmbësorët në Toronto duke lënë pas vetes nëntë të vdekur dhe 16 të plagosur.
Shoferi që më pas u arrestua nga policia përplasi furgonin e marrë me qira mbi këmbësorët në një nga rrugët e ngarkuara të Torontos
Zyrtarët nuk folën rreth motiveve të mundshme të incidentit, ndërsa të paktën një dëshmitar tha se shoferi duket që qëllimisht goditi këmbësorët përgjatë rrugës për rreth 1.5 kilometra.
Zëvendësshefi i policisë së Torontos tha se “ky do të jetë një hetim i gjatë”.
Ministri kanadez i sigurisë, Ralph Goodale, nuk deshi të komentojë për motivet e incidentit, që është nga më të dhunshmit në historinë e re të Kanadasë.