Ndihmësi i kryeministrit për Gjeneratën e Re, Avdullah Hasani, i emruar në kohën e ish kryeministrit Haradinaj, njëherish ish shef i dorëhequr i TaskForcës Anti Drogë, përmes një postimi në rrjetin social në “FaceBook”, ka reaguar lidhur me krahasimet sipas tij jo humane dhe jo njerzore ku krahasohet çfarëdolloj problemi shëndetësor apo jetësor nga karantimi, për të shërbyer si tallje me Shtimen dhe qytetarët e saj, vetëm pse në ketë qytet rastis të jetë Shtëpia e Trajtimit dhe Rehabilitimit.
Hasani nëpërmes statusit të tij ka kërkuar që të mos i ofendohen qytetarët e Shtimes.
Postimi i plot i Hasanit
Absolutisht , është e PAPRANUSHME, jo etike dhe jo humane ta krahasosh çfarëdolloj problemi shëndetësor apo jetësor nga karantimi, për të shërbyer si tallje me Shtimen dhe qytetarët e saj, vetëm pse në qytetin tonë rastis të jetë Shtëpia e Trajtimit dhe Rehabilitimit. E fatkeqësisht, bazuar në situatën aktuale të karantimit, lloj lloj personash, disa prej tyre të vetëquajtur “VIP”-a, në shumë postim të tyre ironizojnë me Shtimen, madje duke kaluar dhe në pozhorativ.