Ministri Hasani premton dy projekte të mëdha në komunën që udhëhiqet nga Nisma

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 14:28 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i shoqëruar nga zëvendësministri Faton Thaçi ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Malishevës, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Ragip Begajn, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit, ministri Hasani tha se MTI-ja ka ndarë mjetet financiare për disa projekte të cilat parashihen të realizohen gjatë mandatit të kryetarit Begaj.

“Biseduam me kryetarin, nënkryetarin. Jemi ardh për të tregu se Malisheva sot mund të llogarisë në dy projekte të mëdha kapitale që do t’i bëjë investime Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Njëri është zona ekonomike që do të bëhen mbi 3 milionë euro investime në zonë dhe tjetri është inkubatori i biznesit, që mendohet të jetë diku rreth 500 mijë euro. Gjithsej, Malisheva mund të llogarisë që nga sot se do të bëhen investime 3.5 milionë euro nga MTI-ja. Besoj që edhe kryetari i komunës do t’i kryej punët e veta. Ne jemi të gatshëm të fillojmë me projektet qysh nesër, vetëm janë punë të komunës. Kemi ndarë mjetet”, tha Hasani.

Ministri Hasani shtoi se i kanë dhënë prioritet edhe zonës ekonomike në Suharekës.

“Edhe Malisheva edhe gjithë bizneset e Kosovës po presin çdo ditë lajme të mira sepse jemi duke bërë punë të mire dhe duke i mbrojtur.  Ne jemi të fokusuar në mbështetje të biznesit në përgjithësi, e në veçanti në mbështetje të prodhimit vendor”, tha tutje ministri.

I pyetur nga EO se kur pritet të fillojnë këto projekte, kryetari Begaj tha se kjo pritet të ndodhë brenda 2 javësh.

“Ne në bashkëbisedim u zotuam për dy projekte shumë të rëndësishme për komunën e Malishevës, të cilat kanë qenë edhe synim i joni i mëhershëm por që tani është momenti që të kemi një zonë të lire ekonomike dhe një inkubator biznesi, të cilat do të fillojnë këtë vit dhe do të përfundojnë vitin tjetër. Këto projekte janë të rëndësishme. Ato pritet të fillojnë brenda 10 ditësh ose 2 javësh, derisa të përfundojnë procesi i shpronësimit të tokave”, tha Begaj.

Ministri Hasani shtoi so do të jenë në përkrahje të bizneseve të Malishevës dhe gjithë Kosovës.

  

Të ngjashme