“Nëse De Ligt shkon në Juventus, merr fund Serie A”

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-trajneri i juventusit, Real Madridit e shumë klube tjera të mëdha evropiane, Fabio Capello, beson se gara për titullin e Serie do të jetë e mbyllur edhe për një sezon nëse “Zonja e Vjetër” e trasnferon Matthijs de Ligt.

Ashtu siç raportoi Goal të shtunën, Juve ka bërë gati 70 milionë euro për De Ligt, për ta mposhtur Barcelonën, Real Madridin dhe Paris Saint-Germain që gjithashtu ishin në garë për mbrojtësin.

19-vjeçari ka shkëlqyer sezonin që lamë pas, duke ndihmuar Ajaxin të fitojë titullin e Ligës dhe Kupën në Holandë, derisa vetëm fati i mungoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Tottenhami.

Juve synon që ta fitojë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, trofe që i mungon që nga vit 1997 dhe për këtë transferuan vitin e kaluar edhe Cristiano Ronaldon.

Sido që të jetë, Capello nuk ka dashur të flasë për Champions League, por me ardhjen e De Ligt, ai është i bindur se titulli në Serie A do të shkojë sërish për Juventusin.

“Nëse Juventusi e blen De Ligtin atëherë gjithçka është e përfunduar”, u shpreh ai për “Corriere dello Sport”.

“De Ligt është mbrojtësi më i mirë në treg aktualisht. Ai ua mundëson që të mbroheni me dy dhe t’i lironi mbrojtësit e krahëve, sikur ka ndodhur te Ajaxi”.

“Me të, Juventusi do të fitojë jackpot. Pa të, mirë, atëherë të tjerët (ekipe) do t’iu ofrohen”, shtoi Capello, duke iu referuar garës për titullin e Serie A.

“Më lërë të sqarohem, kur them të tjerët, i referohem vetëm Napolit dhe Interit. Milani, Roma dhe Lazio s’do të garojnë për titull për vonesa të dukshme teknike dhe probleme financiare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme