Stafi “Trafikut Urban” në Prishtinë ka njoftuar për 40 euro të gjetura në njërin prej autobusëve të tyre.
Me këtë rast, personit që i kanë humbur mund të kontaktojë në qendrën e thirrjeve për t’i marrë paratë
“Stafi i autobusëve të NPK ‘Trafiku Urban’ duke qenë i përgjegjshëm për gjësendet e gjetura brenda autobusëve tanë, me datën 19.02.2021 në njërin nga autobusët janë gjetur një shumë e parave me vlerë prej 40euro. Kondukteri këtë shumë e ka dorëzuar tek koordinatori i qarkullimit, andaj qytetari që dëshmon për linjën dhe kohën mund të kontaktoj Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber: +383 45 10 11 22; +383 45 10 11 23; +383 45 10 11 28. Verifikimi bëhet në bazë të video-incizimeve nga kamerat e instaluara brenda autobusëve”, ka njoftuar “Trafiku Urban”.