Prandaj, Kryeministri i lejon ministrat e tij të korruptohen dhe të vjedhin, të punësojnë familjarët e tyre, sepse Kryeministri është tmerrësisht i vetmuar!
Kryeministri e ka popullin, por nuk e ka partinë e tij. Edhe popullin e ka larg, në mërgim.
Prandaj, të jesh kaq i vetmuar, kur ke kaq shumë vota, është e frikshme.
S’ka më lehtë sesa të rrëzohet qeveria Kurti!
Mjafton që Kryeministri t’ua ndalojë korrupsionin ministrave e ministreshave të tij.
Është i njejti popull, i njejti mentalitet.
Le të ndërrohen njëqind qeveri, kot, mentaliteti dhe shoqëria janë të njëjtë!
Me asnjë Ligj nuk mund të ndryshohet mentaliteti!
Që kaq shpejt vjen dita e i shohim kah i punësojnë familjarët e tyre, pa asnjë perde, ashiqare, pa pikë turpi, nuk e kish menduar!
Kujt i erdhi dita të tallet me neve, Liburn Aliut, mendjemadhit arrogant, që dy fjalë kryq nuk di t’i bëjë!
P.S. Një tregtar i vjetër më ka pas thënë:
Në tregti, tha, duhet t’i lejosh të gjithë bashkëpunëtorët e punëtorët të vjedhin ngapak, ti duhet të bëhesh sikur nuk i sheh.
Sepse, kur të gjithë i lejon të vjedhin ngapak, ata motivohen të punojnë, dhe në fund të gjithë (edhe ti) ndaheni të kënaqur.