Për Claudio Marchision janë ditët e fundit te Juventusi.
Mesfushori i cili me ardhjen e Emre Can nuk do të ketë pothuajse shanse për të zbritur në fushë këtë vit pritet të largohet për të qenë protagonist në një tjetër ekip.
Edhe sezonin e kaluar, 32-vjeçari u aktivizua shumë pak ndaj dhe ka vendosur të nis një aventurë të re por me dilemën për të qëndruar në Europë apo të kalojë në një kontinent tjetër.
Eshtë Monaco që kërkon ta mbajë mesfushorin në futbollin elitar për disa sezone ndërsa lojtari ka disa oferta edhe nga SHBA apo Emiratet e Bashkuara Arabe.