Në Kosovë fleni mbi rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë. Nëse lejoni qeverinë që çmimet e energjisë elektrike të jenë sipas tregut, atëherë është e pakuptimtë që energjia elektrike me qymyr të prodhohet në Kosovë.
E qeveria as që do të kujdeset për shëndetin e juaj në të ardhmen.
Mbi të gjitha, kjo qasje ndaj energjisë do të shkaktojë tërmet në ekonomi, presion social, ikje nga vendi, humbje të vendeve të punës, mbyllje biznesesh.
Për një krizë të përkohshme, nuk ka kuptim t’i japim mundësinë oligarkëve për të vjedhur një popull të varfër në disa dekada në vazhdim. Kjo lloj HAJNIE ua tejkalon çdo forme të hajnisë që ka ndodhur deri sot. Është hajni mbi hajni. Është poshtërsi mbi poshtërsi.
Shoqëria jonë nuk e ka standardin që të lejohet ngritja e çmimeve të energjisë në përqindje enorme. Është banalitet i skajshëm e budallallëk qeverisës.
Parlamenti i Kosovës duhet të bllokon këtë vendim. Nëse KEDS-i nuk mundet të operon, le të tërhiqet nga kontrata. Pastaj mund të kthehet në pronësi të shtetit prapë.
Të mbulohen humbjet e përkohshme, por pas një viti gjendja mund të kthehet në normalitet dhe qytetarët mund të vazhdojnë të mos paguajnë çmime enorme të rrymës.
Mos lejoni një krizë e përkohshme e qeverisë, me u kthye në një krizë të përhershme të qytetarëve.
Kriza e të marrëve nuk ka kuptim të bëhet kriza e qytetarëve.