Një hyrje, pa dalje: Presioni që iu është bërë qytetarëve të Kosovës përmes sondazheve, nuk ishte asgjë tjetër përveç një propagande gebelsiane e që për qëllim kishte që perceptimin për disponim të qytetarëve ta përkthejë në përqindje të votave duke e bërë një dallim stratosferik midis LV –së, në njërën anë dhe subjekteve tjera politike, në anën tjetër. Kurrë nuk kam qenë pjesë e matjes së opinionit për forcën politike të një subjekti politik apo koalicioni para zgjedhjeve mirëpo gjithmonë kam parashikuar rezultatet me një saktësi prej 99 %. Pjesëmarrja masive në tubimet zgjedhore për mua nuk janë fare tregues për fuqinë e një subjekti politik apo rezultatin e zgjedhjeve aq më parë që, për subjektet e konsoliduara , që kanë shtrirje dhe strukturë horizontale dhe vertikale dhe që kanë para të mjaftueshme, bartja e haxhilerëve partiakë, nga një vend në tjetrin nuk është problem logjistikë por një çështje thjesht teknike. Për mua është me rëndësi struktura e partisë , konservatorizmi i votuesve, trendi i kohës dhe bazenet me vota. Ndërkombëtarët mund të luajnë rol në përcaktimin e votës për votues të luhatshëm dhe për ata që janë mësuar të bëjnë “shtatë palë qejfe“, me sy kah dielli dhe me prapanicë kah ndërkombëtarët . Këto kritere i përdori edhe gjatë parashikimit që e bëjë sot e që shumë pak ose fare hiç mund të ndryshojë deri në ditën e votimit. Parashikimet që i kam bërë para një muaji, përkundër bombardimeve drithëruese të sondazhistëve të ndryshëm, nuk i kam ndryshuar fare. Realisht mendoj se instituti “Gani Bobi“ ka një përvojë dhe kredibilitet sikur edhe Fisnik Halimi nga PIPOS. Rezultatet dallojnë shumë. Se edhe vet LV ka dyshime në rezultatet e sondazheve tregon fakti se Besnik Bislimi dhe Armend Muja nuk po dalin tash me sondazhe. Më parë Armend Muja, pasi u ankorua në LV doli me një sondazh të kripur sikur edhe Bisla që doli me një sondazh për komunën e Gjilanit ku LV kishte 29 %, LDK 31 % dhe PDK 18 % e të cilin e hoqi menjëherë nga faqja e LV –së. Po cilat do të jenë rezultaet:
Koalicionet e mundshme paszgjedhore: Nëse këto rezultate dalin të sakta apo përafërsisht të sakta , do të jetë problem të formohet një qeveri stabile, pa një koalicion të gjerë.
Këtë po e them nëse janë këto rezultate , në të kundërtën nëse dalin parashikimet e “ Gani Bob – Haxhiut “ apo të jahudive , do të luhet një lojë tjetër dhe do të vlejnë “ Rregullat e Albinit “. Në këtë konstelacion të raporteve politike, zgjedhja e Presidentit nuk do të provokojë zgjedhje të reja dhe procesi do të përmbyllet , qoftë pa Vjosën , qoftë pa Ramushin. Vjosa Osmanin e shoh si kryetare të Kuvendit . Me variantin postmodern të Atifet – e Jahjagës apo Kurshumliut.