Ekonomia Online
FUNDIT

Nëse ndiheni të fryrë ka disa ushqime që duhet t’i shmangni

Nëse ndiheni të fryrë ka disa ushqime që duhet t’i shmangni

Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut. Por shpesh herë fryrja e barkut vjen nga ushqimi, transmeton Klan Kosova. Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si: Brokoli, lakra, lulelakra:Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që […]

Ndonjëherë nuk ndihemi mirë me veten dhe arsyeja më e shpeshtë për sa i përket shëndetit është ajo e fryrjes së barkut.

Por shpesh herë fryrja e barkut vjen nga ushqimi, transmeton Klan Kosova.

Ky problem mund të jetë shkaktuar nga ushqime të ndryshme si:

Brokoli, lakra, lulelakra:
Këto perime përmbajnë rafinosse, një lloj sheqeri që mbetet i patretur derisa bakteret e fermentojnë atë dhe ky proces prodhon gaz.

Bishtajoret:
Perimet si thjerrëzat apo fasulet përmbajnë sheqerna dhe fibra që trupat tanë si absorbojnë dot. Kështu që kur ato mbërrijnë në zorrën e hollë, bakteret hyjnë në punë për t’i fermentuar ato.

Produktet e qumështit:
Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë në fryrjen e barkut.

Mollët:
Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Gaz dhe ndjesi fryrjeje.

Ndërsa ushqimet që mund t’ju ndihmojnë me ketë problem janë:

Kastravecët:
Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut pasi përmbajnë

Bananet:
Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Çaji me mente dhe kamomil:
Nëse ndiheni të rënduar pas darkës, pini një çaj mente ose kamomili. Qetëson muskujt e sistemit të tretjes dhe zhduk gazrat që shkaktojnë fryrjen.t

Të ngjashme