“Ngrohja është komoditet”.
Artane Rizvanolli
Më shumë po ua mërdhinë kjo me fjalë sesa terri.
Nëse ngrohtësia është luks, çka është ftohtësia, moj arrogante?!
Edhe ftohtësia është luks në verë!
Me pas punë me njerëz të poshtër ia gjen çaren diqysh, ama me pas punë me njerëz të paditur, nuk ka derë!
A mund të jetë normale një ministre që mendon se të ngrohesh në dimër është komoditet!
Kush je ti që na ofendon dhe kërkon nga ne të mërdhihemi, në vend se të kërkosh falje që po na lë në terr.
Qysh ke fytyrë t’ua zgurdullosh sytë shqiptarëve, s’të vjen turp, në veri serbëve nuk ua ndalni rrymën e neve na përqeshni dhe na akuzoni si të papërgjegjshëm që po ia lejojmë vetes të ngrohemi!
Kush jeni ju? Për kë punoni ju?
As Serbia nuk po i do më shumë se ju serbët e vet!
Ku po i çoni paret?
Ku po shkojnë paret e rrymës?
A ka këtu naj shërbim inteligjent që merret me prapavijat e kësaj politike!
Nuk është i rastit ky dështim i qeverisë Kurti në të gjitha aspektet.
Kqyre politikën e jashtme. E izoluan Kosovën.
Shqiptarët u varfëruan, u rritën çmimet, Kosova po zbrazet nga rinia, kanë thënë se do ta kthejnë trurin në Kosovë, por po i kthejnë kriminelët e botës nëpër burgje, që i shesin si hotele.
Nuk është e rastit.
Është krim i organizuar.
Pse Kosova u kthye 20 vite mbrapa në terr, ti moj zonjë që ofendon vetëm shqiptarët (pse ngrohen).
Largohu, kokëulur.
Që na e ndalni rrymën e durojmë, ama ti, halli yt, të na ofendosh pse ngrohemi, ofendimet nuk t’i duron kush.
Se, je duke shkelur të drejtat elementare të njeriut.
Me pas ligj, do të ishe prapa grilave, duke u përgjigjur në pyetjen: Pse e refuzove projektin amerikan për gazsjellësin dhe e ktheve Kosovën në mjerimin e pasluftës.
Për kë punon ti?
Se që punon kundër shqiptarëve, po shihet!