“Nëse pajtohemi që të na e marrin Kosovën, do të zhdukemi nga faqja e dheut”
Irinej Buloviç, kleriku Ortodoks serb, njëherësh edhe peshkop i Baçkës, ka shtyrë propagandën e mëtutjeshme të udhëheqësve paraardhës të Serbisë, se Kosova është djepi i Serbisë.
Në një intervistë për “Pečat”, Peshkopi i Bačka Irinej thotë se “Serbia është e përcaktuar për Kosovën, ne do ta mbajmë atë të gjithë kohën”, raporton B92, transmeton Gazeta Express.
“Në kohën tonë, kryesisht në mesin e të rinjve, lindi një moto e re: Kosova është zemra e Serbisë. Përvoja e Kosovës dhe Metohisë si një vend serb i shenjtë, me kusht që gjeneratat e reja, mund të themi lirisht, është edhe më e fortë në këtë përbetim”, ka vazhduar propagandën udhëheqësi fetar serb.
Ai ka shkuar edhe më larg, teksa ka thënë se kush tenton ta merr Kosovën, tenton ta marrë Serbinë.
“Nëse pajtohemi që të na e marrin Kosovën, do të zhdukemi nga faqja e dheut”
Irinej Buloviç, kleriku Ortodoks serb, njëherësh edhe peshkop i Baçkës, ka shtyrë propagandën e mëtutjeshme të udhëheqësve paraardhës të Serbisë, se Kosova është djepi i Serbisë.
Në një intervistë për “Pečat”, Peshkopi i Bačka Irinej thotë se “Serbia është e përcaktuar për Kosovën, ne do ta mbajmë atë të gjithë kohën”, raporton B92
“Në kohën tonë, kryesisht në mesin e të rinjve, lindi një moto e re: Kosova është zemra e Serbisë. Përvoja e Kosovës dhe Metohisë si një vend serb i shenjtë, me kusht që gjeneratat e reja, mund të themi lirisht, është edhe më e fortë në këtë përbetim”, ka vazhduar propagandën udhëheqësi fetar serb.
Ai ka shkuar edhe më larg, teksa ka thënë se kush tenton ta merr Kosovën, tenton ta marrë Serbinë.
“Në fund të fundit, është e qartë: ai që dëshiron të na marrë një pjesë të territorit tonë, nuk dëshiron vetëm Kosovën tone, ai dëshiron një pjesë prej nesh. Ai i dëshiron gjithçka tonën. Nëse pajtohemi që Kosova të na merret, ne do të zhdukemi nga faqja e dheut”, ka shtuar tutje ai në intervistë.