Shumica nga ne e kemi mësuar se paraja është rrënja e çdo të keqe dhe një ndër gjërat që nuk duhet të flasim për të.
Në shoqëri duket se është në rregull t’ju tregosh njerëzve se nuk keni para apo i përkitni shtresës së mesme, por nëse pasuroheni nuk mund të flisni më rreth parave.
Për shumicën e njerëzve nuk është mirë kur dikush flet për veturën e tyre Rolls-Royce, avioni privat apo klubin privat.
Përse kjo? Është mirë të keni leje të flisni rreth suksesit tuaj financiar.
Në vend se të ofendoheni nga tjerët që flasin rreth parave, ju duhet t’i shmangni ata që nuk flasin rreth parave. Dhe keni kujdes nga ata që nuk mund të bëjnë para, të cilët i shpenzojnë tërë paratë e tyre apo që nuk mund t’ju bëjnë ballë faturave.
Nuk është e vërtetë se duhen para për të bërë para. E vërteta është se duhet kurajo për të bërë para: 80 për qind e të gjithë milionerëve të sotëm janë gjenerata e parë e milionerëve. Ata nuk i kanë trashëguar paratë e tyre dhe nuk kanë filluar me para. Duhet të keni kurajo të lidheni me konsumatorë të ri, të fitoni më shumë vëmendje dhe të dominoni në treg.
Në planet ekziston një tepricë e madhe e parave, dhe njerëzit prapëseprapë nuk bëjnë para sepse besojnë që ka mungesë të parave, ose besojnë se nuk i meritojnë ato apo është vështir’ ti fitoni.
Paraja është në çdo vend dhe qëllimi juaj duhet të jetë fitimi i tyre. Nëse veç keni mendim të tillë, paraja do t’ju vjen më lehtë, me më pak mund dhe me bollëk.