Çdo femër ka celulit? Nuk mundemi të pajtohemi me këtë konstatim
Edhe pse më lehtë e kemi të besojmë që të gjitha femrat janë paksa të papërsosura dhe të gjitha përballen me probleme të njëjta, është fakt që ka të tilla të cilat kanë më pak, nëse jo fare celulit, sepse dinë se si ta shmangin, transmeton Telegrafi.
Celuliti sulmon 90 për qind të popullatës femërore, ndërkaq efekti i lëvores së portokallit mund gjithsesi të shmangë këtë.
Ekspertja Celia Monto zbulon se cilat janë ato shprehi që mund të përkeqësojnë këtë problem. Ekspertët kanë treguar që kryqëzimi i këmbëve çon në shfaqjen e celulitit.
– Celuliti më i madh shfaqet për shkak të qëndrimit së ujit në trup. Mirëpo, ulja me këmbë të kryqëzuara gjithashtu është gabim, sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe të lëngjeve limfatike përreth këmbëve tona, thotë ajo.
Problemi edhe më i madh është nëse jeni adhuruese e pantallonave dhe fundeve të ngushta. Rrobat e këtilla zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në këmbë, prandaj edhe rreziku nga celuliti shtohet.
Kryqëzimi i këmbëve ose ulja me këmbë të lakuara në të ashtuquajturën ulje turke përshpejton shfaqjen e celulitit.
– Kjo çon deri në shtimin e dukjes së celulitit në këmbë, në përhapjen e tij nëpër sipërfaqe dhe shkakton probleme dhe më vonë edhe probleme në jetë. Kur i kryqëzoni këmbët, ju shtoni presionin në ligamentet tuaja dhe në enët e gjakut, pra pasojë është qarkullimi i dobët i gjakut, thotë Celia.
Zgjidhja natyrale është shmangia e rrobave të ngushta dhe hidratimi i mirë. Selia rekomandon ecjen në bar 30 minuta në ditë dhe shmangien e ushqimit të njelmët.