Komuna e Prishtinës nesër mbanë ceremoninë inauguruese të pranim dorëzimit të detyrës së Kryetari, shkruan EkonomiaOnline.
“Gjithashtu, ju njoftojmë se me këtë rast do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës Z.Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ceremonia fillon në orën 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.